Justin Bieber është paraqitur në një ‘selfie’ së bashku me gruan e tij Hailey Baldwin.

Lidhja e tyre ende nuk i ka mbushur 1 vit, dhe raportet e tyre tregojnë se ata me të vërtetë duhen shumë.

Justin Bieber 25 vjeç dhe Hailey Baldwin 22 vjeç tashmë kanë kaluar mjaft kohë së bashku për ta kuptuar njëri tjetrin.

Por të shtunën krijuesi i hitit ‘Love Yourself’ vendosi të bëjë një dedikim për gruan e tij për tetë muaj lidhje ndërmjet tyre.

‘Këto janë momentet për të cilat jetoj. Vetëm koha me ju freskon shpirtin tim. Ti je e imja dhe un jam i joti”: Ka shkruar ndër të tjera ylli i popit Bieber.

Në fotografinë që publikuan vërehet edhe komenti i Kendall Jenner që ka shkruar dedikuar Baldwin, “Ajo është edhe pak e imja” ka shkruar Jenner.

Postimi grumbulloi më shumë se tre million pëlqime dhe 31.000 komente në vetëm 3 orë. /Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË