Ditën e sotme këngëtari i cili ka thyer shumë zemra, Justin Bieber feston ditëlindjen.

Ai mbush 26 vjeç dhe kjo është ditëlindja më speciale për të.Për herë të parë, ai feston si bashkëshort dhe sigurisht dhurata më e bukur për të sot, është modelja Hailey.

Justin ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet pranë saj dhe në të shkruan: “Ti je dhurata për ditëlindjen time, vogëlushja ime”.

Justin dhe Hailey u martuan në shtator në një dasmë shumë sekrete. Dasma e tyre pati shpenzime marramendëse dhe shumë detaje nga festa luksoze nuk janë zbuluar.

MUND TË JU PËLQEJNË