Kanë famë dhe karrierë të suksesshme e që u mundëson të kenë edhe të ardhura të mjaftueshme për të bërë një jetë luksoze.

Falë këtyre të ardhurave, ata bëjnë edhe shpenzime marramendëse, në këtë listë hyn edhe këngëtari i famshme kanadez, Justin Bieber.

Por kjo si duket ka filluar ta pengojë bashkëshorten e tij, Hailey Bieber.

“Justini jeton si një princ. Ai dëshiron që gjithçka të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë, ose nuk është i lumtur. Ai ka shumë para, por shpenzimet e tij të fundit kanë qenë të jashtëzakonshme”, është shprehur një burim i afërm me çiftin.

“Ai ka blerë një mori pronash së fundmi dhe vazhdimisht po hedh pasuri në bizhuteri, rroba, makina dhe gjithçka që sheh në Internet që i duket tërheqëse”, vazhdoi më tej ky burim.

Ndërsa sipas këtij burimi “Hailey i pëlqen sa zemërgjerë dhe impulsiv është ai, por disa nga blerjet e tij kohët e fundit kanë qenë qesharake”.

Justini kohë më parë kishte blerë një unazë Cartier për Hailey, por edhe në fund të marrjes së dhuratave të tij të befasishme, ajo është ende e shqetësuar për financat e tyre.

Ndryshe, javë më parë çifti bën dasmën e dytë me shumë të ftuar, shumica nga ta emra të njohur.

 

MUND TË JU PËLQEJNË