Dy  vjetori i martesës i çiftit të njohur turk Aktori i njohur turk, Burak Ozcivit, i cili tek ne u bë i njohur me rolin e “Kemajlit” te seriali “Kara Sevda” dhe bashkëshortja e tij, aktorja e njohur turke, Fahriye Evcen, sot festojnë një ditë të veçantë.

Më 29 qershor të vitit 2017, ai dhe Fahriye i kanë dhënë fund beqarisë. Dasma e tyre u konsiderua si njëra ndër më të bukurat dhe më të komentuarat në Turqi dhe me gjerë. Sot në 2-vjetorin e martesës, të dy zgjodhën fjalët më të bukura për njëri-tjetrin dhe me këtë dëshmojnë se dashuria vetëm po shtohet.

Ata publikuan imazhe të bukura nga dasma e tyre madhështore.

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Karan.

MUND TË JU PËLQEJNË