Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku është ndër ato femra që me rolin e saj në shtetformimin e vendit tonë ka korrur mjaft suksese, shkruan “Kosovarja”.

Është ai lloj i femrës që është për ta pasë lakmi, jo vetëm si grua e fuqishme në industrinë e politikës por edhe më gjerë.

Vlora na ka dëshmuar shumë herë se është zëri i të gjitha grave që ka jehuar e do të jehojë përgjatë shumë e shumë shekujve.

Madje, më së miri e vulos këtë edhe ky rrëfim i saj për Kishnarekën e vitit 1998./Kosovarja/.

Shkruar nga Vlora Çitaku:

Kishnarekë 1998

“Ka qenë ditë e ngrohtë tetori. Viti 1998.
Bashkë me Hazir Rekën dhe një grup gazetarësh të huaj ishim nisur për në malet e Kishnarekës. Kishte kohë që në malet e asaj zone po gjenin strehim mijëra banorë të fshatrave përreth.

Rruga deri në pjesën malore ku po strehoheshin fshatarët e zonës përreth ishte më e gjatë dhe më e mundimshme se sa që pritëm. Më në fund, e gjetëm vendin ku po strehoheshin gra, të moshuar e fëmijë.

Për sa të jem gjallë nuk do të harroj dhimbjen, varfërinë, vujtjet që më panë sytë atë ditë. Si përkthyese e re kisha shoqëruar gazetarët në zonat e luftimeve anë e kënd Kosovës. Kisha parë masakra e varre. Lufta na kishte rritur para kohe.

Por, të vdekurit nuk flasin.

E gratë e fëmijët që kishin gjetë strehë mes malit na flisnin. Dëgjuam rrëfimet e grave që nën breshëritë e plumbave dhe tanksave ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Kishin parë duke u djegur në flakë kujtimet dhe mundi i tyre jetësor. Shumë prej tyre kishin humbur më të dashurit. Po mbaheshin të fortë. Dhe çdo gjë ndanin me njëri tjetrin. Gjumin e bënin në mal të hapur.

Nuk e mbajë mend saktë se si ndodhi, por teksa po intervistonim një grua në moshë, e tronditur nga rrëfimi i saj dhe nga ajo që po shihja përreth më ra t’fikt.

Kur më erdhi vetëdija pas disa sekondash e pashë veten në prehër të një vajze të bukur e cila më flladiste ballin me një peshqir të bardhë si bora. Në mes të asaj skamje nuk e di se ku e kishin gjetë kafen dhe sheqerin, po kafe më sollën.

Kurrë në jetë nuk jam ndjerë më e turpëruar me veten. Ato vajza, moshatare të mija jetonin çdo ditë me atë realitet të rëndë, e unë nuk pata forcë të duroj një ditë, ndonse isha aty vetëm për disa orë, plus, paguhesha majëm për punën time. Sa turp.

Aq sa turpërohesha nga dobësia ime, po aq ndjehesha e skuqur nga kujdesi që bashkëmoshataret e mija aty në mes të malit po tregonin ndaj meje. Imagjinojeni, në vend se unë të isha e fortë e t’i inkurajoja ato, ato po me jepnin forcë e po kujdeseshin për mua.

Posaqërisht njëra prej tyre. E re, e bukur, e zgjuar, asaj jeta nuk i kishte ofruar rrugë tjetër, pos asaj për në mal. Doja ta falenderoja disi për kujdesin ndaj meje. Para me vete nuk kisha, sepse ne…

MUND TË JU PËLQEJNË