Thuhet se është më e bukura, më elegantja, më e veçanta, shkruan “Kosovarja”.

Leonora Jakupit epitetet nuk i kanë munguar asnjëherë që kur është shfaqur në skenë, që kur bukuria dhe zëri i saj rrëmbej shumë zemra.

Vitet kalojnë, ecin, nuk ndalen, e Leonora veç sa bëhet më e bukur, më me stil. Stili i këngëtares ka evoluar ndër vite, por nuk është transformuar në esencë.

Leonora Jakupi i qendron besnike vetvetes, asaj që është. Por, një është e dukshme dhe e sigurt, ajo i kushton mjaftë rëndësi pamjes së jashtme, gardërobës dhe grimit.

Mësohet se këngëtarja përdor vetëm brendet më të shtrenjta dhe luksoze për make-up. Pra, në banesen e saj ka një koleksion kozmetike të markave luksoze, shkruan “Kosovarja”

Leonora prej vitesh është shndërruar në ikonë mode dhe është bërë shembull për shumë femra që duan të duken bukur.

MUND TË JU PËLQEJNË