Ajo ishte prezente në një aheng familjar Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka kohë që komentohet nga mediat rozë për paraqitjet e saj. 43-vjeçarja përkujdeset gjithmonë për vetën dhe gjithmonë duket mjaft elegante.

Tash së fundi ajo ishte prezente në një aheng familjar, ku kishte përzgjedhur një fustan të zi deri nën gjunjë. Në një video Atifetja u pa në valle përkrah dhëndrit dhe nuses. Jahjaga pas përfundimit të mandatit të saj si presidente, u angazhua në veprimtari tjera, kryesisht që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e grave. Gjatë këtij viti ajo ka themeluar “Fondacionin Jahjaga”, i cili ka të bëjë pikërisht me veprimtarinë e saj./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË