DASHI 21. mars – 20. prill
Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj jave. Do i shprehni hapur ndjenjat dhe nuk do e vrisni mendjen se çfarë mund te thonë te tjerët. Beqaret do fillojnë një lidhje interesante nga mesi i javës dhe çdo gjë do e shikojnë me një sy tjetër. Financat nuk do jene te këqija, por do jeni te pakujdesshëm me shpenzimet dhe ne fund te javës ka rrezik te mbeteni pa asnjë para ne xhep. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e mire. Do konsumoni yndyrna te tepërta dhe brumëra te cilat do ju dëmtojnë. Perspektivat profesionale duken te shkëlqyera. Do arrini me shpejt atje ku keni dashur dhe do ndiheni te qete gjithë kohës. Jeta familjare do jete e mbrojtur.

DEMI 21. prill – 21. maj
Kjo jave do filloje shume mire sot për juve qe jeni ne një lidhje. Ditët e para do jene te mbushura me kënaqësi, lumturim dhe emocione. Vetëm ne fundjave do linde ndonjë mosmarrëveshje e vogël, por qe do kaloje shpejt. Beqaret do jene te matur dhe nuk do pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Ne këtë mënyrë do e mbrojnë veten nga zhgënjimet. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Do dini çfarë hapash te hidhni dhe do keni përmirësime me te mëdha nga sa keni menduar. Për një shëndet me te mire duhet te ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar dhe te mos konsumoni ushqime pikante e me shume kripe. Ne pune do keni ide shume te mire dhe keni për te arritur atje ku keni dashur. Familja e qete.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Jave harmonike dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet ta shfrytëzoni çdo moment deri ne maksimum sepse ne te kundërt do pendoheni mjaft. Fati do jete ne krah te beqareve. Me ne fund ata do kenë ne krah personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këto kohe. Buxheti do vije dalëngadalë duke u përmirësuar sepse do dini mire sa shpenzime te kryeni dhe sa para te hiqni mënjanë. Edhe familjaret do ju japin një ndihme te majme. Shëndeti nuk do jete aspak i mire. Do keni probleme me hipertensionin dhe me lëkurën. Kujdes me ato qe do konsumoni. Ne pune do ju dalin pengesa pa mase dhe nuk do arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e trazuar.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur këtë jave. Çdo dite do jete e veçante dhe emocionet nuk do rreshtin. Beqaret edhe pse do mundohen nuk do i realizojnë dot takimet e shume dëshiruara. Ka rrezik qe te mbeten vetëm edhe këtë periudhe. Financat do përmirësohen fale një rritjeje qe do iu bëhen ne page. Shëndeti fatkeqësisht do ketë goxha probleme. Kujdes duhet te bëjnë alergjiket dhe ata qe kane imunitet te dobët. Ne planin profesional do ketë ndryshime rrënjësore. Do ju bëhen propozime te mira te cilat nuk duhet t’i refuzoni për asnjë moment. Gjithçka mund te ndryshoje përgjithmonë. Klima ne jetën familjare do jete e ngrohte.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Do jeni me kërkues nga sa duhet ndaj partnerit tuaj këtë jave dhe kjo mund ta acaroje disi atmosferën. Tregohuni sa me te kujdesem dhe mendojini pasojat qe mund te vijnë nga sjellja juaj. Beqaret do kenë surpriza te mëdha pas ditës se marte. Përgatituni shpirtërisht. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do jete aspak negative. Do dini sa shpenzime te kryeni dhe sa para te kurseni. Gjendja shëndetësore di filloje te përmirësohet pas disa problemeve te vogla qe keni pasur. Regjimi ushqimor është ai qe ju ka ndihmuar me tepër. Ne pune do i ngjitni një nga një shkallet drejt suksesit dhe do ndiheni te qete. Gjithçka do ece si e kishit planifikuar. Ne familje do mbizotërojë harmonia.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jeta juaj ne çift ka për te qene e mrekullueshme gjate kësaj jave. Asnjëherë me pare nuk jeni ndier kështu prandaj shfrytëzojeni çdo sekonde sa te mundeni. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi e hershme te shndërrohet ne një ndjenje te zjarrte. Mos u druani nga asgjë. Ne planin financiar duhet te luftoni me veten tuaj qe ta mbani gjendjen sa me te stabilizuar. Ju mund t’ia dilni mbanë. Gjendja shëndetësore do ketë probleme te njëpasnjëshme. Nuk do ndiheni aspak te qete dhe mund te keni dhimbje koke, shpine apo edhe muskujsh. Ne pune do mendoheni mire para se te hidhni çdo lloj hapi dhe nuk priten aspak gabime. Marrëdhënia me familjaret do jete e kënaqshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Do bëni mire te mos tregoheni te turpshëm këtë jave juve qe jeni ne një lidhje, përkundrazi te pranoni propozimet e partnerit dhe te dashuroheni pa dorashka me te. Edhe ndonjë çmendi e vogël mund te lejohet. Beqaret do keni një periudhe te qete dhe nuk do arrijnë dot t’i realizojnë takimet qe kane dashur. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur gjendja te jete e mire. Kurseni pak për ditët ne vijim. Shëndeti do jete përgjithësisht pa probleme. Pak aktivitet sportiv do ju beje te ndiheni edhe me energjike. Ne pune do i merrni gjerat shtruar dhe disa kolege do ua kalojnë. Nuk do e arrini dot objektivin qe i kishit vene vetes. Jeta familjare do jete e trazuar.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Do jeni shume te shqetësuar këtë jave për disa probleme qe keni pasur ne çift dhe do përdorni mënyra te ndryshme qe te zgjidhni çdo gjë sa me shpejt. Partneri kësaj here do jete me i logjikshëm dhe do pranoje te bashkëpunojë. Beqaret nuk duhet te përqendrohen vetëm tek pamja e jashtme e disa personave sepse m und te zhgënjehen pa mase kur te njihen me tepër me te. Ne planin financiar pritet te ketë përmirësime. Kjo do ju ndihmoje t’i shlyeni edhe borxhet e mëdha qe keni mare. Gjendja shëndetësuar do jete delikate. Mund te keni probleme hormonale. Ne pune yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do ju nxitin te jeni me te vendosur. Me familjaret gjerat do ecin si duhet.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Tensioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje. Do debatoni edhe për gjerat me te vogla me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do takojnë persona me poste te rëndësishme dhe ka shume gjase te bien koke e këmbë ne dashuri me ta. Mos kërkoni t’i bëni gjerat nxitimthi. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni te kujdesshëm me shpenzimet dhe do hiqni disa para mënjanë për te ardhme.. Shëndeti nuk do jete i mire për te gjithë. Kujdes me tepër duhet te bëjnë personat alergjike apo ata qe kane probleme me tensionin. Perspektivat profesionale do jene te mira. Edhe jeta familjare nuk pritet te ketë tronditje.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Nëse doni me shume liri ne jetën tuaj ne çift duhet te flisni hapur me partnerin dhe jo te bëni gjera sipas mendjes suaj. Ne këtë mënyrë do krijoni probleme dhe atmosfera do jete e trazuar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ju duket aq interesant sa per te filluar një lidhje. Për financat do kujdeseni ne çdo moment dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Gjendja shëndetësore do jete e mire se disa kohe me pare. Do jeni energjike. Jeta profesionale do vazhdoje te ece me ritme te shpejta. Do merrni lavdërime dhe shpërblime nga shefat. Jeta familjare mund te ketë probleme te vogla, por qe do rregullohen shpejt.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Nëse jeni ne një lidhje, këtë jave duhet te bashkëpunoni fort dhe te qëndroni me afër atij qe doni ne mënyrë qe gjithçka t’iu eci mire. Po këmbëngulet për gjera te kota dhe po nuk hapet rruge do keni probleme te mëdha. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ndiejnë dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te pranojnë propozimet e dikujt vetëm qe te mos e lëndojnë atë. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë ne çdo moment. Do mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër. Shëndeti here pas here mund te kenë shqetësime. Flisni sa me pare me mjeket specialiste pa qene vone. Ne pune do jeni te motivuar dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni. Jeta familjare do ketë përmirësime.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Nëse nuk tregoheni te kujdesshëm nga disa persona te jashtëm ka rrezik qe jeta juaj ne çift te ketë probleme këtë jave. Ata do ndërhyjnë gjithë kohës tek lidhja qe keni krijuar duke nxitur debatet dhe problemet mes jush. Beqaret do kenë flirtime pa fund dhe mund ta bëjnë për vete një person. Te ardhurat do jene gjithë kohës te mbrojtura nga yjet. Do jeni te logjikshëm dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara. Gjendja fizike do jete e mire ndërsa ajo morale do lere shume për te dëshiruar. Disa seanca yoga do ju bëjnë mire. Ne pune do jeni luftarake dhe nuk do ndaleni derisa te arrini t’i përmbyllni me sukses planet. Jeta familjare nuk do jete e qete.

MUND TË JU PËLQEJNË