Kohët e fundit Mimoza Shkodra është duke befasuar publikun me pamjen e saj, ku çdo ditë po bëhet e duket më e bukur.

Duke qenë se është në përgatitje të projekteve të reja në prag të festave të fundvitit, këngëtarja ka qenë shumë e përkushtuar ndaj pamjes së saj me kushtin që të mos e zhgënjej publikun e saj besnik, shkruan “Kosovarja”.

Imazhet e saj të fundit janë pëlqyer nga një masë e gjerë saqë nuk shpëtuan pa u komentuar e komplimentuar. Madje, dikujt tjetër i vajti mendja menjëherë tek ish i fejuari i saj këngëtari Seldi Qalliu.

Karshi gjithë kësaj bukurie të Mimozës, komentuesi i shkruan se : “Mjer Seldi që tka humbur, shumë Selda tjerë që humbun goca simpatike si ti”.

Por, a thua vallë të jetë bërë për të paktën një herë pishman Seldi?

Ani pse Mimoza nuk ka preferua të reagojë ndaj një komenti të tillë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË