Femrat në mbarë botën i kushtojnë shumë kujdes manikyrit, që është kthyer në një pjesë të rëndësishme të paraqitjes.

Gjasat që një manikyr të jetë i qëndrueshëm janë jo më shumë se një javë, ndaj është normale që në të, të mos shpenzohet edhe shumë.

Mirëpo për disa prej yjeve të Hollywoodit, duket se një gjë e tillë nuk përbën problem ,pasi disa prej tyre kanë harxhuar shuma marramendëse për thonjtë e tyre.

Ndër to, mund të përmendim manikyrin e modeles Gigi Hadid në MET Gala 2016, që kushtoi rreth 2745 dollarë.

Ndërkohë, Kelly Osbourne, kishte shkaktuar debat tejet të madh te fansat kur disa vite më parë kishte harxhuar plot 340 mijë dollarë për një manikyr.

Mirëpo në shpenzime të tilla, keq nuk ia ka lënë as shqiptarja Rita Ora, e cila për thonjtë e saj në eventin MTV Video Music Awards 2015, kishte harxhuar plot 70 mijë dollarë.

“Ky manikyr i saj ishte punuar me merimanga me diamantë dhe fjongo të kuqe me rubin”, duke iu përshtatur fustanit të kuq glamuroz që ajo kishte veshur në këtë mbrëmje.

Rita ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me modën – fushë kjo në të cilën ajo investon thuajse paralelisht me muzikën.

Kjo është dhe arsyeja që ajo thuajse në çdo paraqitje duket tërheqëse dhe me shkëlqim, duke mos kursyer që dukja e saj të jetë përherë sa më e kompletuar. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË