Këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar, Flor Mumajesi, ka sjell ndër vite një sërë këngësh për publikun shqiptar që janë kthyer në hite dhe ende dëgjohen edhe sot.

Ai është shumë i komentuar në media, jo vetëm për muzikën dhe këngët e tij, por edhe për jetën private.

Flori së fundmi është bërë nostalgjik dhe ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ disa video ku shihen performancat e tij të para në skenë.

Në njërën prej tyre ai shihet teksa konkurron në spektaklin e njohur ‘Top Fest 1’.

Të gjithë fansave u ka tërhequr vëmendjen pamja e kantautorit. Ai shihet shumë më ndryshe se tani, më i vogël në moshë teksa në sy bie fytyra pa mjekër dhe trupi i hollë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË