Këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur si Tuna bashkë me bashkëshortin e saj Patris Berishën së fundi ishin të ftuar në emisionin Xing me Ermalin në Tv Klan, shkruan GazetaBlic.

Aty u fol shumëçka për jetën e tyre private dhe publike.Historia e tyre e dashurisë filloj nga asgjë dhe papritmas ata dhanë lajmin se ishin bashkë, derisa më pas u zbulua edhe shtatzënia e Tunës.

Ata historinë e dashurisë së tyre e treguan së fundi në emisionin ‘Xing‘ të Ermal Mamaqit.

Çifti treguan se janë njohur edhe me herët para se të bënin publike lidhjen e tyre, Patrisi tha se ‘E njihja shumë moti. Tuna gjithmonë ka shkuar në palestër. Ha natën dhe shkrij ditën‘, – ka thënë me shaka Patrisi.Ndryshe, Tuna dhe Patrisi janë njëri nga çiftet me të komentuara në media rozë, edhe pse ka një numër të komenteve të shumta, ata jetojnë së bashku dhe kanë një familje të lumtur me djalin e tyre 17 muajsh Tianin.

MUND TË JU PËLQEJNË