Ndonëse numëron më shumë se një milion ndjekës në Instagram, Enca Haxhia nuk është nga ato personazhe që e sheh shpesh në vende publike, dhe pothuajse asnjëherë nëpër evente.

Duket se mbrëmjen e kaluar këngëtarja kontraverse ka bërë një përjashtim, duke thyer ‘rregullat’ që ajo vetë ka vendosur gjatë karrierës së saj, dhe për herë të parë bëri një dalje publike në eventin e “Geraldina Sposa” I cili u mbajt në kryeqytet.

E veshur me një fustan të zi, ngjitur pas trupit, ndërsa dekolteja e bollshme dhe ‘bujare’ e Encës me siguri i ka kthyer disa koka mbrëmjen e kaluar. Këngëtarja ka pozuar për fotografin e Bordo, ndërsa ishte e shoqëruar edhe nga motra e saj Windi.



MUND TË JU PËLQEJNË