Deputetit të AAK’së, Daut Haradinaj, siç duket, i ka mbetur merak të ndeshet me djalin e Arkanit, e thotë se boksieri kosovar Petrit Mazrekaj do ta tregojë vetën edhe për të. Boksieri Petrit Mazrekaj në fund të muajit gusht do të përballet me djalin e kriminelit serb, Arkanit, Velko Rezhnjatovic. E mbështetja për Mazrekun është e madhe.

Deputeti Haradinaj, përmes një fotografie të postuar në Facebook, ka thënë se Petritit është në top formë. Derisa ka shtuar se “Mazrekajt i ka ra hise që edhe për mua me e tregu vetën”.“Shumë gjëra njeriu nuk i ka pasë fat, por Petrit Mazrekajt i ka ra hise që edhe për mua me e tregu vetën. Me 31 gusht përball me Arkanin e vogël. Petriti top në formë.”, ka shkruar Haradinaj

MUND TË JU PËLQEJNË