Dua Lipa shfaqi linjat në bikini të zeza teksa po argëtohej në festivalin “Glastonbury 2019”, derisa po qarkullojnë thashetheme për lidhje me Anwar Hadid. Këto ditë po qarkullojnë thashetheme se Dua Lipa ka nisur lidhje të re me Anwar Hadid, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dua Lipa ka treguar figurën trupore në “Glastonbury 2019”, të premten, derisa iu bashkua një grupi të madh yjesh. Autorja e disa hiteve, kishte veshur bikini në pjesën e sipërme, ndërsa po argëtohej në festival. Teksa po bisedonte në telefon, këngëtarja bëri që të gjithë t’i drejtonin sytë tek ajo.  Ky festival zhvillohet nga 16 deri më 30 qershor, ndërsa performojnë grupe të njohura si Stormzy, The Killers dhe The Cure.

Kjo paraqitje e Duas vjen pak ditë pas thashethemeve se ajo ka nisur lidhje me Anwar Hadid, 20 vjeç, tre javë pasi u nda nga Isaac Carew, 33 vjeç. Dyshja ishin parë shumë të afërt në Los Angeles dhe Malibu.

MUND TË JU PËLQEJNË