Mbrëmë Gresa Behluli mbajti kanagjegjin e saj në Prizren.

Familjarë, miq dhe këngëtarë kolegë ishin ata që bënë atmosferë në ditën më të rëndësishme për Gresën.

Kishte disa momente të veçanta nga mbrëmë, si këndimi me nënën e saj, vallëzimi me vjehrrën, si dhe momenti më prekës ishte kur babai e shoqëroi Gresën deri tek të ftuarit në sallë.

E këtë moment Gresa sapo e ka publikuar edhe në llogarinë e saj në Instagram, teksa shfaqet e veshur me fustanin e kuq, ndërsa babai i saj me kostum të zi.

Ndryshe, Gresa dhe Lulëzimi do të martohen të shtunën, më datë 30 mars./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË