“Loja e yjeve” do jetë ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Disa nga yjet që do marrin pjesë janë Granit Xhaka, Milot Rashica, Ledri Vula, Mc Kresha, Haxhi Krasniqi etj.

Sot, disa prej tyre dolën në konferencë për media ku Xhaka u pyet se sa ishte e rëndësishme për të përkrahja e Kosovës, dhe se a e ndjen këtë përkrahje edhe kur luan tek Kombëtarja e Zvicrës, edhe kur luan tek Arsenali, dhe se sa është e rëndësishme kjo lidhja me Kosovën.

Xhaka u shpreh se edhe tek Kombëtarja e Zvicrës ndjehet si me qenë në Kosovë dhe se pushimet gjithmonë i bënë këtu.“Kombëtarja e Zvicrës ka shtatë shqiptar, edhe aty ndihem si me qenë në Kosovë.

Pushimet e para gjithmonë pas sezonit i bëjë këtu, me familjen, shoqërinë. Ndjehem mirë kur vijë këtu, kam shumë shoqëri dhe më pas filloj përgatitjet për sezonin”, u shpreh Xhaka./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË