Granit Xhaka është futbollisti i njohur dhe shumë i dashur për shqiptarët kudo në botë.

Ai krahas karrierës së suksesshme në fushën e futbollit, ka krijuar edhe një jetë të lumtur familjare, shkruan “Kosovarja”.

Ai dhe bashkëshortja e tij Leonita janë ndër çiftet që reflektojnë përherë pozitivitet, e të cilët kanë një marrëdhënie të lakmueshme mes vete.

Jeta e tyre u plotësua duke marrë kuptim tjetër pasi u bënë prindër për herë të parë.

Ata sollën në jetë vajzën e tyre të cilën e quajnë Ayana.

Momentet e lumtura pranë saj çifti shfaqin shpesh në rrjetet sociale.

E sot për ta është një ditë e veçantë, pasi e vogla e tyre mbush katër muaj jetë. Xhaka ka publikuar një imazh të bukur familjar me një mbishkrim domethënës.

“Happy 4 months my beautiful Angel Ëe love you so much Shpirti i Babit & Mamit”, shkruan ai në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË