Moderatorja Elita Rudi është ndër ato femra që cilësohet për bukuri, ëmbëlsi dhe elegancë, shkruan “Kosovarja”.

Në secilën paraqitje të saj ajo ka siguruar të marrë fansa pas vetes dhe ia doli në mënyrë të hatashme.

Sepse lirshëm mund të themi se është ndër moderatoret që pëlqehet më së shumti duke u përcjell çdo lëvizje e saj.

Martesa e saj me reperin Asdren Gjikolli apo i njohur me nofkën Gjiko, tash e një vit i bëri të njihen si një çift mjaft i lezetshëm.

Madje, tani janë edhe prindër të përkushtuar të djalit të tyre Zërit.

 

Elita si çdo herë na befason me pamjen e saj, e sot ajo ka sjell një imazh ku duket një bionde e zjarrtë, ku u komentua dhe u pëlqye mjaft shumë nga fansat e saj.

Por, ndryshimi i saj nga zeshkane në një biondinë tërheqëse e ka habitur edhe burrin e saj Gjikon i cili ka reaguar me një pyetje: Grua a je ti?

As Elita nuk hezitioi t’ia kthej: Hala idhnueshëm me ty jam.

A thua për çfarë janë hidhëruar çifti??

Ndryshe Gjiko njihet si një mashkull shumë i dashuruar në Elitën ku edhe ka bërë që për të dytën herë ti propozojë Elitës të bëhet gruaja e tij.

E, tash me siguri që Gjiko këtë mospajtim të tyre do ta kthej në propozim të radhës./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË