Përbërësit

2 qepë

2 karrota

mish viçi

mëlmesa

1 lakër e re

2-3 patate

magdanoz

vaj

Udhëzimet

Hapi 1 

Qepët grijini imët e karrotat pritini në rrathë. Të gjitha bashkë kaurdisini në vaj.

Hapi 2

Pasi të jenë zbutur karrotat, shtoni mishin e prerë në kubikë. Kaurdiseni për 10 minuta e më pas shtoni mëlmesat si perime të thata, kripë e piper të zi, piper të kuq.

Hapi 3 

Shtojani pak ujë dhe lëreni të marrë një valë në zjarr mesatar.

Hapi 4 

Lakrën pastrojeni e priteni. Më pas shtojeni tek tenxherja me mish. Hidhini edhe pak ujë dhe vazhdojeni zierjen e gjellës në zjarr mesatar.

Hapi 5 

Pasi të jetë zier lakra, shtoni edhe 2-3 patate të prera. Zierjen vazhdojeni derisa të zbuten edhe patatet.

Hapi 6 

Shtoni edhe pak magdanoz e shërbejeni.

Hapi 7 

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË