Edhe Halil Hamzaj është nga Mushtishti. Halili, nuk e la një ndër bilbilat me zërin më të bukur të vendit të tij të ikë, “të fluturojë” diku tjetër, andaj e bëri të tijen, shkruan “Kosovarja”.

Lidhja e tyre e dashurisë ishte dhe është e bukur. Halili dhe Remzia kanë dy fëmijë, Hamin dhe Riolen.

Halil Hamzaj e ka të kryer Gjimnazin dhe që nga lidhja me Remzien, i është kushtuar plotësisht karrierës së saj. Ai, e menaxhon prej shumë vitesh karrierën dhe çdo aktivitet të Remzies.

Vetë këngëtarja ka deklaruar se Halili i jep mbështetje të madhe.

Thuhet se Halili është bashkëshort, baba, por edhe vjehërr ideal. Ai, ka tashmë një raport të shkëlqyer edhe me rene e djalit, Gëzimen.

 

MUND TË JU PËLQEJNË