Nëna e Cristiano Ronaldos ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mbështetje për shëndetin e saj.

Dolore Aveiro ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka kaluar tronditjen e madhe të pësuar përpara dy ditësh, kur edhe u shtrua me urgjencë në spitalin e Madeirës për shkak të një mpiksje gjaku.

“Jam shumë mirë tani dhe po e kaloj! Shumë shpejt do t’i kthehem rutinës ditore, dashtë Zoti! Kalova një moment jo të lehtë, por isha me fat. Ndjej të falënderoj të gjithë për mesazhet që më kanë dërguar dhe mbështetjen që kanë shfaqur”, ishte thelbi i mesazhit të gjatë që Dolores kishte publikuar në rrjetet sociale.

MUND TË JU PËLQEJNË