Cristiano Ronaldo di vetëm të thyejë rekorde si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj.

Ylli luzitan një vit më parë ka blerë një shtëpi në Lisbonë shumë afër lagjes ku është rritur për një shifër rekord prej 7,2 milionë eurosh.

Edhe pse blerjen e ka bërë një vit më parë, mediat e kanë zbuluar vetëm sot. Bëhet fjalë për një hyrje që përfshin dy katet e fundit të një pallati luksoz.

Një apartament me një sipërfaqe prej 288 metrash katrorë, me pishinë, palestër por edhe një ballkon gjigand me një pamje spektakolare.

Shifra prej 7,2 milionë eurosh është një shifër rekord për shitjen e një shtëpie nga një agjensi imobilare në Lisbonë.

MUND TË JU PËLQEJNË