Në datë 27 mars u mbajt pre-premiera e filmit “2 gisht mjaltë” e të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit, biznesmenë e madje kryeministri Edi Rama.

Disa pamje nga pre-premiera për të cilën folën të gjithë mediat, janë transmetuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”.

Në këtë event ka qenë edhe Soni i cili i ka pyetur të ftuarit për filmin e të gjithë janë shprehur se qeshën shumë.

Soni ka pyetur edhe Amarda Toskën, nëse ka pasur një moment që donte ta mbyste Elvanën.

“Jo, do doja ta puthja dhe unë”, u përgjigj Ami dhe shtoi që do donte të ishte në vend të Elvanës.

MUND TË JU PËLQEJNË