Ermal Mamaqi ka dhënë komentin epik lidhur me këngën e re të Elvana Gjatës.

Elvana Gjata dje publikoi projektin e ri muzikor me titull “A m’don”, të cilit ia shoqëroi edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja edhe kësaj radhe erdhi tejet joshëse në klipin e këngës së re, të cilin e lansoi pas dy projekteve shumë të suksesshme.

Ermal Mamaqi nuk i ka kursyer shakatë edhe këtë herë kur publikoi në llogarinë e tij këngën e re të Elvanës.

“Nga Fustani te Çaçafi”, ka shkruar ai me shaka, duke e etiketuar Elvanën.

Për ndryshe, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi njihen për miqësi të mirë me njëri-tjetrin, ata madje kanë aktruar bashkë në filmin “2 gisht mjaltë”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË