U bënë të famshëm e të suksesshëm për pak kohë. Familja e madhe e Shyhrete Behlulit është tashmë e njohur për publikun shqiptar, dhe më e komentuara e mediave ‘roze’, shkruan “Kosovarja”.

Vajza e saj Engjellusha dhe reja Learta, morën rrugën e njejtë me nënën përkatësisht vjehrrën, dhe po pëlqehen shumë nga publiku.

Ndonëse jo me zhanrin e njejtë të muzikës, ato kanë mbledhur pas vetës adhurues të shumtë. Këto po, por çfarë i bëri të famshëm pjesën tjetër të familjes?!

Vajzat e djemtë e Shyhretes rrëmbyen vëmendjen e publikut me jetën luksoze që bëjnë, pushimet e shumta dhe stilin e veçantë të veshjes që e prezantojnë në rrjetet sociale.

E tani, për secilin veç e veç flitet e komentohet vazhdimisht.

Me gjithë angazhimet në karrierën e tyre, familja shpesh mblidhet bashkë, për t’u relaksuar.   E sot Engji me vëllaun Kushtrimin kanë kaluar kohë bashkë për të pirë kafe. Në mesin e tyre është edhe Matini, djali i Kushtrimit e Leartës, i cili duket se është rritur dhe po kënaqet me hallën.

Kurse Engji ka shfrytëzuar rastin për tu bërë një fotografi të këndshme.

Epo, dashuria për vëllaun është e veçantë dhe e pazëvendësueshme./Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË