Engjëllusha Salihu, është një nga fytyrat më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Prej kur e filloi karrieren e saj si këngëtare, ka punuar shumë ndaj projekteve të saj muzikore, ku këtë gjë na ka dëshmuar dita ditës.

E krahas këtij angazhimi dhe përkushtimi për muzikën, nuk ka se si mos të sigurojë të ardhura të mira, shkruan Kosovarja.

Këtë na ka treguar me mijëra herë përmes postimeve të saj, ku gjithmonë ka publikuar fotografi me veshje nga më të ndryshmet.

 

E këtë herë ka vendosuar që përveç veshjes, të na publikojë edhe disa pjesë të shtëpisë së saj, me rastin e dekorimit të bredhit, në kuadër të vitit të ri.

Ndryshe, Engji ka sjellë edhe potpurinë e fundit me nënën e saj, Shyhreten, e cila për pak ditë ka arritë të marrë me mijëra klikime.

Dhe nuk është thënë, “Bëmë nënë të të ngjajë”, kjo thënie qe besa i shkon mjaft Engjit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË