Engji së bashku me nënën e saj Shyhreten, duket se do të performojnë jashtë vendit, me rastin e nderimit të motmoteve.

Këtë gjë ajo na ka bërë me dije, pasi ndau për ndjekësit e saj një fotografi në Instagram, shkruan Kosovarja.

Aty dukeshin prindërit e saj, Shyhretja dhe Luli, të cilët dukeshin mjaft të ëmbël.

Kjo nuk është hera e parë që Engji publikon fotografi të tyre, kështu edhe duke ia shprehur dashurinë e pafund që ka për ta.

Ndryshe, Shyhretja dhe Engji, kanë qenë këtë vit mjaft të përfolura, për sukseset dhe projektet që kanë lansuar së bashku. /Kosovarja/