Muzika popullore sjell para, andaj jo rastësisht shumë këngëtar i janë kthyer këtij zhanri muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Shyhrete Behluli dikur këngëtare e muzikës folklorike e patriotike, ndërkaq sot këndon kryekëput këngë popullore dhe është krejtësisht e angazhuar në dasma e ahengje.

Rrugës së saj ka shkuar edhe e bija, Engjellusha, e cila e nisi me muzikë zbavitëse, por shpejtë e pa që nuk ka gjë nga ky zhanër, andaj u ndal te popullorja, shkruan “Kosovarja”.

Siç mësojmë, Engji është bërë mjaftë e kërkuar dhe paguar. Ajo po fiton mirë dhe nuk po kursehet për ti bërë vetës dhurata të shtrenjta.

Në foton e fundit, shihet e “ngrirë” në stoli prej ari.

MUND TË JU PËLQEJNË