Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të komentuara të estradës.

Enca Haxhia me postimin e fundit të bërë në InstaStory, nuk i ka kursyer fjalët e saj thumbuese në drejtim të kolegëve, shkruan lajmi.net.

Në postimin e bërë këngëtarja e la modestinë me një anë duke thënë: “ Sinqerisht, Faleminderit Zot, po të mos isha unë kjo industria muzikore do të ishte tejet e mërzitshme. Interpretova në zhanrin pop, reggaeton, rap, house, tallava, baladë, të gjitha brenda një viti, përmende një emër të një artisti që mund ta bëjë këtë, do të pres”, përfundoi këngëtarja.

23 vjeçarja ditë më parë lansoi këngën e saj të fundit në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, projekt ky i titulluar ‘Hajde’.

MUND TË JU PËLQEJNË