Enca Haxhia është emri më i lakuar në titujt rozë.

Këngëtarja gjatë muajit që kemi lënë pas ka publikuar këngën “Rendez Vous”, shkruan lajmi.net.

Por, ajo ka paralajmëruar që shumë shpejt publikon me videoklip këngën “Kujt po i han”, në duet me Don Phenom.

Përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka paralajmëruar diçka të madhe.

“Qetësia para stuhisë” ka qenë mbishkrimi që i ka lënë fotos, në të cilën vjen atraktive në bikini.

Kujtojmë që Don Phenom me të cilin bashkëpunoi Enca për “Kujt po i han” ka qenë i ftuar së fundi në “Mirage”, ku zbuloi më shumë rreth këtij dueti, e detajet mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

 

MUND TË JU PËLQEJNË