Këngëtarja Enca Haxhia ishte e ftuar në emisionin Prive ku tregoi 10 gjërat që nuk i kishim ditur për të.

E në mesin e shumë gjërave ajo si rrallëherë foli edhe për jetën private.Ajo zbuloi se kohëve të fundit po dilte me një mashkull të njohur.

“Po kohën e fundit kam dalur me një mashkull i cili numëron plot 10 mijë ndjekës në Instagram, por mos e kërkoni kot sesa nuk e ndjek unë”, tha Enca, shkruan GazetaBlic.

Ndryshe këngëtarja ka afro 10 ditë që ka lansuar projektin “Kujt po i han” në bashkëpunim me Don Phenom i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

MUND TË JU PËLQEJNË