Enca Haxhia ka publikuar një fotografi të re në Instagram, përmes së cilës ka befasuar me mbishkrimin.

Enca Haxhia ka ndarë me ndjekësit një imazh në rrjete sociale, përmes së cilit thotë se është këtu për të qenë më e mira, shkruan lajmi.net.

“Nuk jam këtu për të qenë mesatare, jam këtu për të qenë MË E MIRA”, ka shkruar Enca.

Në këtë imazh, Enca kishte veshur një fustan, i cili për dallim nga veshjet e tjera që aplikon ajo, nuk i ekspozonte më shumë seç duhej format trupore.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Kujt po i han”, në duet me Don Phenom.

MUND TË JU PËLQEJNË