Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditëlindjen e këngëtares nga Shqipëria, Enca Haxhia.

Ajo tash e një kohë ka paralajmëruar se këtë ditëlindje do të dëshiron ta festojë në Paris, shkruan lajmi net.

Dhe tani në Instagram ndau një video me ndjekësit ku pyet fansat se ku duhet të shkojë për ditëlindje.

“Ku duhet të shkoj në udhëtim për ditëlindje?”, shkruan ajo.

Duket se Enca i ka kushtuar rëndësi të madhe kësaj pjese pasi tash e një kohë përflitet ditëlindja e saj.

Sido që të jetë, Haxhia po shijon suksesin e këngëve të fundit “Rendez Vous” dhe “Kujt po i han” me Don Phenom, edhe pse klipi i kësaj të fundit nuk është publikuar ende.

Vlen të ceket se Enca mbush 23 vite më 19 tetor.

MUND TË JU PËLQEJNË