Enca Haxhia ka arritur një sukses të ri me këngën “Hajde”.

Enca Haxhia ka pak kohë që ka publikuar projektin “Hajde”, të cilin e solli në duet me Muharrem Ahmetin.

Këngëtarja ka arritur një sukses të ri me këtë këngë, ajo ka shënuar 8 milionë klikime dhe këtë gëzim e ndau me ndjekësit.

“HAJDEEEEE 8.000.000 🥳🎉🎊 (nga ato realet ) “, ka shkruar Enca, duke ‘thumbuar’ kolegët.

Për ndryshe, derisa po shijon suksesin e këngës së fundit, Enca po punon rreth projekteve të reja muzikore. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË