Përbërsit

6 veze

6 luge sheqer

1 sheqer vanilje

5 luge miell

1 pluhur per pjekje

3 luge kakao

3 luge vaj

Për mbushjen

1 l qumesht

6-8 luge sheqer

200 gr kokos

16-18 luge te mesme me grize

50 gr margarin

Glazura

100 gr cokollate

4 luge qumesht

50 gr margarin

Udhëzimet

Furren e ngrohim ne 170 grade
Ne nje ene perzijme vezet,sheqerin,sheqerin e vaniljes derisa te ndritet ngjyra e vezve

Pastaj shtojme vajin,perzijme mire ngadale

Miellin e perziejme me pluhurin per pjekje dhe kakaon dhe shtojme tek masa e lengeshme

Perzijme ngadale

Masen e qesim ne kallep te ler dhe mbuluar me leter per pjekje me madhesi 25×25

Pjekim ne 25 minuta ne 170 grade

Ne qumeshtin qe vlon qesim grizen e tretur me pak qumesht te ftohet dhe sheqerin,perzijme ngadale derisa griza te trashet,largojme nga zjarri,shtojme kokosin dhe perzijme

Ne fund shtojme 50 gr margarin,perzijme derisa te shrkihet margarina.(akordojme kohen qe posa te piqet pandispanja edhe kremi te jete gati,sepse duhet qene qe te dyja te ngrohta)

Masen e rrafshojme mire

Pasi te ftohet shtojme glazuren me cokollaten e shkrire me qumeshtin dhe margarinen

Pas ftohjes presim ne katrorka sipas deshires

MUND TË JU PËLQEJNË