Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë të shijshme në çdo vakt pa frikën e kalorive dhe shtimit të peshës?

Përbërësit:

– ½ filxhan ujë;

– 4 filxhanë mjedra të freskëta;

– ¼ ujë të ftohtë;

– 2 lugë të vogla nisheste;

– ½ filxhan sheqer;

– 1 lugë e vogël lëng limoni.

Përgatitja:

Nxehni, në temperaturë mesatare, një filxhan mjedra dhe gjysmë filxhani ujë. Zieni dhe përzieni derisa mjedrat të zbuten, përkatësisht rreth 5 minuta.

Qitni mjedrat në sitë në mënyrë që të ndani farat, pastaj ktheni në tenxhere në të cilën i keni zier.

Përzieni nishestenë dhe ¼ e ujit të ftohtë në një enë derisa të shkrihet, andaj përzieni atë me mjedrat e ziera dhe shtoni sheqer.

Zieni të gjitha bashkë, duke i përzier, rreth 5 minuta. Në fund, shtoni lëngun e limonit dhe lini që salca nga mjedrat të ftohet në temperaturë dhome.

Sipër qitni mjedrat e mbetura dhe qitni salcën e përgatitur dhe lëreni të ftohet.

MUND TË JU PËLQEJNË