Kur vie fjala për muzikën, ajo radhitet tek ndër më të mirat.

Është kjo këngëtarja Elvana Gjata e cila së fundmi shënoi sukses të madh me filmin “2 Gishtë Mjaltë”, bashkë me Ermal Mamaqin.

Ndonëse nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri ende, pas “Tavolina e mërzisë”, këngëtarja po realizon fotosesione të ndryshme, të cilat kohë pas kohe po i publikon.

Në atë të radhës, këngëtarja e shumë hiteve shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë të kaltër, të markës “Louis Vuitton”, të kombinuar aq mirë me atlete të bardha, me një grim të përsosur, e që po duket e mrekullueshme.

Kujtojmë se muaj më parë ajo u përfol gjatë në media e krejt kjo për shkak se i fejuari i saj u përfshi në një përleshje në qendër të Tiranës, ku pati dhe të vdekur, ndërsa tani ai është lënë i lirë, dhe çifti po vazhdojnë ende lidhjen e tyre./GazetaBlic/.



MUND TË JU PËLQEJNË