Përbërësit

5 të bardha vezësh

10 lugë gjelle sheqer

5 të kuq të vesë

500 ml ajkë e ëmbël

1 sheqer vanilje

300 ml qumësht

300 gr çokollatë e zezë

100 gr lajthi të bluara

Përgaditja

Hapi 1

Qumështin vëreni në tenxhere le të ngrohet mirë.

Hapi 2
Në një enë rrahini të kuqtë e vezëve e më pas shtojuni sheqerin.

Hapi 3
Të kuqtë e rrahur shtoni tek qumështi i nxehtë dhe përziejini derisa të trashet masa, njësoj si kur bëjmë puding.

Hapi 4

Kur të ketë ndodhur kjo, largojeni tenxherenë nga zjarri.

Hapi 5

Në një enë tjetër rrahini të bardhët e vezëve e këto shtojani më pas qumështit me të kuqtë e vezëve.

Hapi 6

Miksojeni ajkën e ëmbël e shtojani cokollatën e shkrirë. Këtë masë bashkojeni me masën me qumësht.

Hapi 7

Miksojini mirë të gjitha e më pas masën zbrazeni në enën adekuate, hidhini lajthi të thërmuara sipër dhe vendoseni në ngrirje të thellë për të paktën 3 orë.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË