Elgit Doda i cili tashmë nihet si këngëtar dhe kompozitor mjaft i suksesshëm feston sot përvjetorin e 30-të të lindjes.

Nuk mund të mungonin as suprizat e të dashurës së tij, moderatorja e suksesshme Klea Huta, ku ishte ajo organizatorja e festës surprizë mes miqsh dhe kolegësh.

Bukuroshja e ekranit është siguruar që të organizojë çdo gjë deri në detaje për të kapur orën 00:00 të mbrëmjes.

Ata e kanë pritur së bashku 16 dhjetorin dhe Elgiti është shfaqur shumë i emocionuar dhe i surprizuar. Muzikë, dashuri, të qeshura, kjo është panorama që çifti i njohur i ekranit ka ofruar në këtë ditë speciale.

MUND TË JU PËLQEJNË