Klea Huta është duke shijuar muajt e saj të pritjes së ëmbël dhe ka zgjedhur që për herë të parë të flasë hapur me publikun dhe të shuajë kureshtjen e tyre lidhur me shtatzëninë e saj.

Ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve të shumtë ta pyesin përmes “Answer Me” dhe një pjesë të pyetjeve i ka zgjedhur për t’ju përgjigjur nga shtëpia e saj kur po qëndron e izoluar.

Prezantuesja brune zbuloi se deri më tani ka shtuar 8 kilogramë në peshën e saj trupore dhe se ka shumë neps për ëmbëlsira.

Klea dhe partneri i saj Elgit Doda mesa duket kanë menduar edhe për emrin e bebit që pritet të vijë në jetë në fillim të verës sepse siç zbuloi ajo në Instagram ata e kanë zgjedhur emrin por sigurisht nuk do ta zbulojnë ende, deri në momentin që bebi të vijë në jetë.

MUND TË JU PËLQEJNË