Në emisionin “Shiko Kush Luan” u zbulua se Klea Huta është në pritje të ëmbël.

Në emision ajo u vu re se kishte barkun të rrumbullakosur dhe kamera e fokusoi disa herë. Për më tepër, në fotot e saj nuk kanë munguar edhe disa komente ku Kleas i përmendin shtatzëninë, ashtu si Luana bëri gjatë emisionit.

Kjo e fundit e pyeti dyshen se kur kishte ndërmend të sillte në jetë ‘një talent’, ndërsa Klea pa nga Elgiti i cili dha përgjigjen “Të martohemi njëherë“.

“Janë punët e Zotit o zemër”- shtoi më pas Klea duke qeshur.

Moderatorja dhe partneri i saj Elgiti, nuk reaguan lidhur me këtë lajm, megjithatë burime për “News31”, kanë konfirmuar lajmin dhe zbulojnë gjininë e bebit.Sipas burimeve, Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër të një djali, i cili pritet të vijë në jetë në fillim të verës.

Pra, Klea duhet të ketë hyrë në 3-mujorin e dytë të pritjes së ëmbël.

Çifti është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën private, kështu që nuk na habit fakti që ata ende nuk kanë zbuluar diçka.Por, është e sigurt që kur ta pranojnë do e thonë në mënyrën më të bukur të mundshme.

MUND TË JU PËLQEJNË