Qëkur Klea Huta dhe Elgit Doda bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, të gjithë fansat shprehin gjithmonë e më shumë interesin jo vetëm për raportin mes tyre, por edhe për karrierën e saj.

Gjatë intervistës së saj në rubrikën “Këndi i së vërtetës” në emisionin “E Diell” në Top Channel, u zbuluan shumë detaje.

Si për shembull, që njëri-tjetrit ata i thërrasin me përkëdheli ‘beb’, që për punët e shtëpisë kujdesej Klea, që e kanë gati bashkëpunimin e tyre në muzikë, por që presin ta bëjnë publike, që mes këngës, prezantimit dhe aktrimit ajo do të donte të përmirësohej paksa në këndim (edhe pse është e vetëdijshme që e bën për qejf).

MUND TË JU PËLQEJNË