Moderatorja Klea Huta ka rënë pre e hakerave të cilët kanë sulmuar faqen e saj të facebook.

Hakerat pasi kanë marrë nën kontroll faqen e moderatores kanë postuar në të foto +18.

Vetë Klea ka njoftuar përmes instagramit të saj se ka rënë pre e hakerave të cilët po zotërojnë aktualisht faqen e saj dhe se po postojnë foto të papërshtatshme.

Ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj në instgram për ta ndihmuar me dikë që mund ta mbyllë menjëherë faqen.

Kjo nuk është hera e parë që personazhe të njohur bien pre e hakerave të cilët sulmojnë faqet e tyre.

Edhe më herët ka ndodhur që figura publike ta vuajnë një fenomen të tillë si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË