Për një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar 2020-ta do të jetë me gjasë viti më i bukur i jetës së tyre!

Ata do të bekohen me një fëmijë! Sipas Iconstyle, Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë.

Ata ishin të ftuar në puntatën e fundit të “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën dhe gjatë intervistave dhe lojërave në studio, në fakt ranë në sy format e rrumbullakosura të Kleas.

Por, ajo që i bëri më shumë njerëzit të dyshojnë ishte komenti i Edmond Stafës, instruktorit të njohur të palestrës, i cili i shkruan në foton e fundit: “Gëzuar zemër!

Ky vit do jetë krejt ndryshe”, ndërsa Klea i është përgjigjur: “Meziii presss”, duke lënë të kuptohet se do të jetë një super vit, me një pjesëtar të ri që do i bashkohet familjes së tyre, si fryt i dashurisë mes saj dhe Elgit Dodës.

Iconstyle shkruan se ka kontatuar me disa burime të tyre dhe ata kanë konfirmuar shtatzëninë e moderatores. Klea dhe Elgiti janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë, ndërsa po presim me padurim të mësojmë gjininë e foshnjës, e cila siç Klea ka treguar më herët, nëse do të jetë vajzë do të quhet me patjetër Amla./Iconstyle

MUND TË JU PËLQEJNË