Edona falënderon të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë projekt

Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi së bashku me vëllain e saj, Milotin ashtu siç kanë paralajmëruar në ora 18:00 e kanë publikuar këngën e tyre të re të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

“Nuk harrohet” mbanë titullin bashkëpunimi i tyre i radhës të cilin nuk mund ta gjeni në Youtube, por vetëm në aplikacionin “Premier Songs”. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Edona i ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë projekt muzikor. “Faleminderit: Arsim Bunjaku, Ardian Kastrati, Glam Fjolla, EMFcreative dhe Premier Songs. Ekskluzivisht në app. Dëgjim dhe shikim të këndshëm”, ka shkruar Edona.

MUND TË JU PËLQEJNË