Vajza e vogël e Nystretit dhe Meritës feston ditëlindjen

Njëra ndër familjet më të përfolura të showbizit kosovar, pa dyshim se është ajo e këngëtarit të njohur Nystret Muqiqit, pasi që në këtë familje përpos Nystretit që merret me muzikë është edhe gruaja e tij Merita dhe djali Albatriti, që të tre janë shumë të dashur për publikun shqiptar.

Familja e tyre sot ka një arsye të madhe që të ketë festë, vajza e vogël e Nystretit dhe Meritës, feston ditëlindjen, Enea sot mbush 15 vjet, shkruan rtv21.tv Me rastin e ditëlindjes së saj, sigurisht se një urim nga vëllai nuk do të mungonte.

Albatriti në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video përmes, të cilës ka uruar atë me fjalët më të mira, dhe duke i bërë asaj një surprizë.
“Urime Eni, ni surprizë për motrën e vogël që e du shumë shumë”, ka shkruar Albatritit krahas videos së publikuar në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË