Nysret Muqiqi e Merita Spahiu janë çifti i njohur i estradës të cilët nisën karrien e tyre muzikore qysh në moshën e hershme.

Dy emra të dëshmuar të muzikës, të cilët i dhanë më shumë kuptim këngës me duetet që realizuan së bashku ndër vite, shkruan “Kosovarja”.

Përveç karrierës së suksesshme ata kanë edhe një jetë të lumtur bashkëshortore.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave e një djali i cili e trashëgoi talentin e prindërve, duke u bërë ndër më të pëlqyerit e estradës.

Djali i tyre Albatriti është i martuar me Egzonën, nusen e famshme të estradës, e cila vazhimisht merr vëmendje me paraqitjet e saj.

Kurse sot Egzona ka bërë një gjest të mirë për vjehrrën qysh me në mëngjes. Ajo publikoi një video duke vozitur teksa dëgjon këngën e vjehrrës së saj.

E ky veprim e gëzoi Meriten e cila të njejtën video e poston në llogarinë e saj në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË