Njihen si bashkëshortë e prindër të përkushtuar dhe familjarisht si dashamirës dhe artistë të muzikës.

Nysret e Merita Spahiu anë ndër artistët më të dashur për publikun shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Talentin e Nysretit dhe Meritës e trashëgoi edhe djali i tyre Albatriti, i cili tash është këngëtar i suksesshëm dhe i dashur për publikun.

Albatriti u martua me Egzonën, nusën bukuroshe të estradës me të cilën kanë tre fëmijë.

Ai bëri që prindërit të gëzojnë epitetin gjyshër, duke mbushur shtëpinë me gëzime.

E sot binjakët e Albatritit e Egzonës mbushën 1 vit jetë, ku morën urime të shumta në rrjetet sociale.

Me këtë rast Merita publikoi një imazh të këndshëm bashkë me Nysretin e binjakët. Krahas kësaj fotoje ajo shkroi disa fjalë emocionuese për nipin e mbesën.

“Urime ditelindjen e pare zemrat e mia Erald&Elia, qfare mund t’ju deshiroj tjeter perveq se shendet dhe u rritshi me prind.Falenderojme Zotin per keta tre engjuj qe na e mbushen shtepine me lumturi .Ju dua pakufi ❤️❤️❤️”, shkruan Merita në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË