Jeta i bashkoi në muzikë e ata e forcuan këtë lidhje për të mos u ndarë kurrë.

I dhanë kuptim këngës duke bashkuar talentin me dashurinë për njëri tjetrin, shkruan “Kosovarja”.

Kurse sot njihen si bashkëshortë e prindër të përkushtuar dhe familjarisht si dashamirës dhe artistë të muzikës.

Talentin e Nysretit dhe Meritës e trashëgoi edhe djali i tyre Albatriti, i cili tash është këngëtar i suksesshëm dhe i dashur për publikun.

Këta artistë të dëshmuar të muzikës, dikur në fillimet e dashurisë së tyre kaluan çastet më të mira të jetës.

Kjo dashuri dita-ditës u forcua dhe ja ku janë sot, bashkë dhe shumë të lumtur.

Sigurisht që secili njeri ka nostalgji për kohën e kaluar e momentet e mira, e në këte rast publiku ka nostalgji ti shoh se si dukeshin kur ishin të rinjë artistët tanë të suksesshëm.

Revista “Kosovarj” iu sjellë disa fotografi të rralla të Nysret Muqiqit e Merita Spahiut kur ishin të rinjë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË